Fillon vaksinimi edhe në Pejë, drejtori i Spitalit e merr i pari vaksinën

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 11:23
 Fillon vaksinimi edhe në Pejë, drejtori i Spitalit e merr i pari vaksinën

Edhe në Komunën e Pejës mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën kundër Covid-19. I pari që e mori dozën e parë të vaksinës është drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj i cili tha se kjo vaksinë duhet të merret nga të gjithë.

Më pas u vaksinua edhe drejtori i repartit të Infektivës në këtë spital, Halil Komoni i cili tha se me në fund edhe në Kosovë erdhi kjo vaksinë përmes të cilës do ndalet ky termet që shkaktoi koronavirusi.

E drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci tha se procesi i vaksinimi në Pejë po shkon mirë dhe 1 mijë dozat e dedikuara për mjekët e kësaj komune janë të mjaftueshme. Vaksinimi po bëhet në qendrën kryesore të vaksinimit në Pejë.

Në këtë komunë u vërejt një interes i shtuar i profesionistët shëndetësor që donin të vaksinoheshin.

(Kosova Sot Online)