Albin Kurti mbledh Qeverinë në orën 16:00

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 13:48
Albin Kurti mbledh Qeverinë në orën 16:00

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ndryshe, në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Media merr vesh se Vetëvendosje e ka inicuar një projektligj për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur për një seancë të re, e deri më tani ende nuk është saktësuar ora e saktë kur do të thirret e njëjta.

Një seancë e Kuvendit është mbajtur sot me fillim nga ora 10:00, ku është bërë betimi i deputetëve të rinj, e ka pasur edhe debat në mes të pozitës dhe opozitës.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje në lidhje me votimin e mërgatës sonë në ambasada dhe konsullata”, kishte qenë një nga premtimet kryesore të LVV-së dhe Listës “GUXO”.

(Kosova Sot Online)