Abdixhiku po vepron me mendje të shëndoshë

Abdixhiku po vepron me mendje të shëndoshë
Abdixhiku po vepron me mendje të shëndoshë

Faik Krasniqi

  • 02 April 2021 - 13:13

Shkruan: Analist - Faik Krasniqi

Edhe pse parti politike e deklaruar për rolin e vetë opozitar, LDK-ja ka marr vendim që në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit, të merr pjesë si grup parlamentar, të kontribuon në krijimin e shumicës së nevojshme për procedurë votimi që kërkohen 2/3 e deputetëve. Këtë qëndrim konstruktiv e ka vlerësuar pozitivisht dhe si shumë të mençur, për lidershipin e ri politik, edhe analisti politik Faik Krasniqi.

Kam thënë edhe më herët që LDK-ja do të marr pjesë në votimin e presidentit. Dhe mirë do të bëjë. Vendi është në një gjendje shumë të rëndë për shkak të pandemisë, probleme që i kemi pasur edhe më herët, por pandemia na zhveshi lakuriq. Prandaj s‘kemi kohë për zgjedhje dhe eksperimente të tilla. Por nëse nuk janë unik dhe për shkak të mungesës së kuorumit dështon zgjedhja e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje, për LDK-në dhe partitë tjera opozitare do të jetë vetëvrasje politike. Këtë gjë e dinë shumë mirë zyrtarët e këtyre partive.

Nuk është në interesin e tyre të shkojnë në zgjedhje, sepse më 14 shkurt e morën mesazhin. Prandaj duhet të mendojnë shumë mirë. Unë nuk dua që vendi të shkojë në zgjedhje. Sikur çdo vend edhe ne jemi në gjendje jo të mirë për shkak të pandemisë, që ka ndikuar rëndë në ekonomi. Prioritet i prioriteteve duhet të jetë vaksinimi i popullatës dhe Bankës Zhvillimore, dhe të ecet përpara. Megjithatë, Lumir Abdixhiku ka vepruar me mendje të shëndoshë duke e ditur edhe gjendjen e rëndë në LDK, parti që i duhet reforma të thella. Mbetet të shihet që edhe deputetët e LDK-së a do të veprojnë me mendje të shëndoshë ditën kur votohet Vjosa Osmani presidente!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".