Kurti ka dy fjalë për deputetët që nuk do ta votojnë Vjosën për presidente

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 10:08
Kurti ka dy fjalë për deputetët që nuk do ta votojnë Vjosën për presidente

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar edhe një herë për zgjedhjen e Presidentit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje.

Sipas tij, ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje”.

“Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1102037040296179

(Kosova Sot Online)