Ngjarje intersante: Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares në transmetim live

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 12:27
 Ngjarje intersante: Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares në transmetim live

Duhet të ishte një lidhje ku gazetarja Nadezhda Serezhkina të raportonte për ardhjen e pranverës në Moskë, por të gjithë vëmendjen e vodhi një qen i racës “Labrador Retriever”.

Aspak i “ndrojtur” nga kamera, qeni i rrëmben mikrofonin nga dora gazetares dhe vrapon së bashku me të. Nadezhda Serezhkina vrapon pas tij duke i bërtitur, “ndalo, ndalo, eja këtu”.

Spikerja e lajmeve në televizionin rus Mir TV detyrohet të ndërpresë lidhjen me gazetaren. Pak më vonë, lidhja bëhet sërish dhe këtë herë gazetarja kishte rimarrë sërish mikrofonin edhe pse me dy shenja të dhëmbëve të qenit mbi të.

(Kosova Sot Online)