Vazhdon zgjerimi ndërkombëtar i MATALAN në Kosovë

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 12:14
Vazhdon zgjerimi ndërkombëtar i MATALAN në Kosovë

Pas suksesit që marka ka pasur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Evropë, Matalan po zgjeron rrjetin e saj në Kosovë. Me ndihmën e operatorit kryesor kosovar dhe bartësit ekskluziv të franshizes Emporium Group.

Pas hapjes së 3 pikave në Prishtinë, BRENDI MË I MADH BRITANIK MATALAN hap pikën tjetër me 1000m2 ne qytetin e bukur të Prizrenit, në ABI CARSHIJA, me 3 Prill 2021, në ora 11:00.

Ndërsa hyjmë në dekadën e re, jemi duke vendosur zgjerimin ndërkombëtar të markës tonë. MATALAN ku kemi siguruar një franshize (marrëveshje ekskluziviteti) me udhëheqësin e shitjes me pakicë Emporium Group.

Ashtu si MATALAN edhe Emporium Group është një biznes familjar i themeluar nga z.Kadriu në vitin 1990, duke operuar në tregun e modës,  në Media dhe në Terminal Doganor.

Emporium Group operon në mbi 12 dyqane në Kosovë duke përfshirë pikat me pakicë, Perry Ellis dhe Original Penguin.

Armend Kadriu, Drejtor i Grupit Emporium tha: ne jemi të kënaqur që kemi partneritet me MATALAN për të sjellë tregun kryesor të modës, shitjet shtëpiake nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë. Ne ishim të impresionuar me cilësinë e produkteve dhe me çmimet shumë të volitshme, dhe synojmë të hapim afërsisht dhe 5 dyqane tjera në Kosovë në 2 vitet e ardhshme.

James Brown, drejtori ndërkombëtar i MATALAN tha: Tregu Kosovar i shitjes me pakicë është kaq i favorshëm, me hapjen e qendrave të reja tregtare do të ketë një nivel të lartë të kërkesave të konsumatorëve.

Ne jemi të bindur që MATALAN do të plotësojë një boshllëk në treg, duke sjellë modën, pajisjet shtëpiake me cilësi të lartë dhe çmime të favorshme për familjet kosovare.

MATALAN do të hap dyqanin e tyre të katërt në ABI CARSHIJA me siperfaqe prej 1000m2.. Dyqanet aktuale ndërkombëtare: Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe: 37 dyqane në Dubai, Abu Dhabi, Fajairah,Sharrjah, Ali Ain, Ras Al Khaimah), Oman, Arabi Saudite, Gjibraltar, Gjeorgj, si dhe Egjipt.

 Rreth MATALAN:

Nga dita e parë që MATALAN filloj në vitin 1985 e deri më sot, 34 vite më pas, misioni i MATALAN ka qëndruar gjithnjë i njëjtë për të siguruar cilësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për familjet moderne.

MATALAN kërkon kohë për të dëgjuar, kuptuar, për të evoluar dhe për të ju përshtatur ndryshimit të nevojave moderne të familjeve gjithmonë me një theks të kualitetit të lartë dhe çmimeve të ulëta.

12 Milion familje në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit ia besojnë buxhetin e familjes MATALAN, për të siguruar, stilin, cilësinë dhe vlerën që u mundëson atyre të drejtojnë një shtëpi të lumtur familjare. Si udhëheqës i shitjes me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar për veshje të femrave  dhe meshkujve  e deri tek pajisjet shtëpiake dhe mobiljet. MATALAN ofron diçka për të gjithë. Që nga Shtatori  i vitit 2020, MATALAN ka 232 dyqane mbresëlënëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe 37 dyqane ndërkombëtare (franshiza) Brenda Evropës dhe Lindjes së Mesme më me një kanal të shitjeve Online në rritje të shpejtë.

https://fb.watch/4D_v5rKeEw/

(Kosova Sot Online)