Paralajmëron Nagavci: Mospjesëmarrja në votimin e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje

  • G.G /
  • 03 prill 2021 - 23:43
Paralajmëron Nagavci: Mospjesëmarrja në votimin e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se mospjesëmarrja në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk mjafton vetëm pjesëmarrja fizike në sallë, por duhet edhe hudhja e fletëvotimit në kuti.

“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti. Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja,

7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, shkroi Nagavci.

Seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë nesër nga ora 17:00, pasi nuk u arrit kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

(Kosova Sot Online)