PD uron Osmanin, Kurtin e Konjufcën, kërkon nga ta që të promovojnë tolerancën dhe bashkëpunimin ndërpartiak

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 10:58
 PD uron Osmanin, Kurtin e Konjufcën, kërkon nga ta që të promovojnë tolerancën dhe bashkëpunimin ndërpartiak

Partia e Drejtësisë ka uruar presidenten Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurtin dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufcën për postet më të rëndësishme shtetërore.

Nga PD është thënë se presin nga krerët institucional të vendit që të promovojnë frymën e tolerancës, gjithëpërfshierjes dhe bashkëpunimit ndërpartiak e ndërinstitucional në ballafaqimin me sfidat serioze që na presin, si në kontekstin e brendshëm ashtu edhe në atë rajonal e më të gjerë ndërkombëtar.

Komunikata e plotë:

Partia e Drejtësisë përshëndet përfundimin e suksesshëm të ndërtimit të institucioneve të vendit pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, si parakusht esencial për tejkalimin e vështirësive aktuale dhe përparimin e vendit në të gjitha aspektet.

Me këtë rast dërgojmë urimet më të përzemërta  për krerët institucional të vendit, Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Konjufca, me rastin e zgjedhjes në postet më të rëndësishme shtetërore, me dëshirat për sukses të plotë në realizimin e misioneve të tyre për mirëqenien e qytetarëve dhe përparimin e shtetit.

PD pret nga krerët institucional të vendit që të promovojnë frymën e tolerancës, gjithëpërfshierjes dhe bashkëpunimit ndërpartiak e ndërinstitucional në ballafaqimin me sfidat serioze që na presin, si në kontekstin e brendshëm ashtu edhe në atë rajonal e më të gjerë ndërkombëtar.

Partia e Drejtësisë e cila qe njëzetë vite paraqet subjektivizmin më autokton politik në përpjekjet për të realizuar synimin kryesor të proklamuar programor të institucioneve aktuale shtetërore, drejtësisë individuale njerëzore dhe kolektive sociale, qëndron e gatshme dhe e mobilizuar për

 të mbështetë të gjitha veprimet politike dhe institucionale në këtë drejtim, si dhe për të parashtruar kërkesa dhe alternativa konstruktive në rastet kur kjo nuk do të ndodhë.

Me fat.

Zoti i Madhërishëm e bekoftë popullin dhe Republikën e Kosovës.

Zyra për Informim

Partia e Drejtësisë

(Kosova Sot Online)