Sekuestrohen tetë vetura nga policia për shkak të zhurmës së madhe

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 09:18
 Sekuestrohen tetë vetura nga policia për shkak të zhurmës së madhe

Mediat zvicerane kanë shkruar për një fenomen që çdoherë e më shumë po rritet tek personat, të cilët dëshirojnë që vetura e tyre sportive të ketë një zhurmë të madhe për të përjetuar adrenalinën gjatë vozitjes.

E për këtë policia zvicerane ka ndaluar tetë vetura në qytetin e Thunit dhe me këtë rast shoferët e veturave janë ftuar për intervistim, për kuptimin e qëllimit të tyre.

Arsyeja e ndalimit të këtyre veturave është bërë sepse ato po bënin zhurmë të madhe në qytet.

Thuhet se automjetet janë dërguar në qendrën e inspektimit të trafikut, ku do të kontrollohen teknikisht, transmeton albinfo.ch.

Ndaj drejtuesve të makinave pritet të ngritet akuzë për shkaktimin e panevojshëm të zhurmës dhe për shkeljen e Aktit të Trafikut Rrugor.

(Kosova Sot Online)