Kemi pasur institucione të telekomanduara nga nëntoka politike e krimit të organizuar!

Kemi pasur institucione të telekomanduara nga nëntoka politike e krimit të organizuar!
Kemi pasur institucione të telekomanduara nga nëntoka politike e krimit të organizuar!

Ragip Guraziu

  • 06 April 2021 - 07:50

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Qeveritë e deritanishme, institucionet e kaluara te tyre 23 vjet pas lufte, siq janë: Kuvendi, Qeveria e Presidenca, Prokuroritë e Gjykatat, gjermëtani nuk kanë qenë në funksion të zbatimit të ligjit, por të telekomanduara dhe të instaluara e të kontrolluara nga nëntoka politike e krimit të organizuar, dhe defakto pa një sistem të pavarur e profesional të drejtësisë, duke implikuar kryesisht interesin kriminal edhe në bërjen e ligjeve sipas direktivave të grupeve kriminale të interesit.

Në shtetin e Kosovës të kapur nga rrjetet e krimit të organizuar është bërë i domosdoshëm dhe emergjent hartimi dhe miratimi i Ligjit për dekriminalizimin e plotë dhe pastrim të figurës së zyrtarëve të lartë dhe atyre të krimo-politikës, të gjithë përfaqësues të institucioneve të shtetit. Pra një ligj i tillë duhet të fillon të zbatohet duke filluar nga politika, për të krijuar dhe kultivuar fillimisht pastërtinë e posteve politike, e deri në të gjitha nivelit e administratës publike, që të gjithë personat zyrtar më të kaluar të inkriminuar ta kenë të ndaluar të zgjidhen dhe emërohen në pozita ne institucionet shtetërore.

Njerëzit e tillë në pushtet e shtrijnë ndikimin dhe interferojne edhe në procesin vendimmarrjes në kuvend e qeveri, duke implikuar interesin kriminal në bërjen e ligjeve sipas direktivave të grupeve e familjeve kriminale të interesit, për të ju dhënë dykuptimësi, duke lënë edhe zbraztësi ne ligje dhe me këtë mënyrë edhe duke krijuar pamundësi zbatimi nga e cila përfitojnë kryesisht grupet mafioze dhe klanet e krimit të organizuar të lidhura me mafio politikën. Kësaj i thonë mos funksionimi i shtetit dhe ligjit në Kosovë pikërisht pasojë e fenomenit të tillë të delegimit në institucionet kyçe të shtetit njerëzve me të kaluar kriminale që nuk kanë bërë gjë tjetër përveç mbrojtës edhe përmes ligjeve të interesave të bosëve të krimit? Ligji për dekriminalizimin dhe ligji i Vetting-ut do ti jepte fund edhe një praktike të tillë kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".