Albin Kurti shkon bashkë me ministra në ceremoninë zyrtare për presidentin

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 10:10
 Albin Kurti shkon bashkë me ministra në ceremoninë zyrtare për presidentin

Kryeministri Albin Kurti është parë në ceremoninë e pranimit të detyrës së presidentit të ri të vendit.

Së bashku me Kurtin janë parë edhe anëtarët e kabinetit qeveritar, përfshirë këtu zëvendëskryeminsitrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

 Vjosa Osmani do ta marrë detyrën e presidentes.

Tashmë para presidencës janë bërë përgatitjet e para për nisjen e ceremonisë.

Aty janë parë disa ambasadorë, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

I njëjti është parë duke pritur për presidenten së bashku me dy vajzat binjake të çiftit.

(Kosova Sot Online)