Aleksei Navalny thotë se ka kollë e temperaturë dhe se në burg ka raste me tuberkuloz

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 11:35
 Aleksei Navalny thotë se ka kollë e temperaturë dhe se në burg ka raste me tuberkuloz

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë se ka kollë dhe temperaturë të vazhdueshme dhe se në burgun ku po mbahet ka raste të të burgosurve me tuberkuloz.

Ndërkohë gazeta pro-qeveritare ruse, “Izvestiya”, ka raportuar se 44-vjeçari është dërguar në një njësi spitalore me simptoma të një sëmundjeje të frymëmarrjes, shkruan BBC.

Avokati i politikanit opozitar tha se gjendja e tij është duke u përkeqësuar çdo ditë. Navalny u fut në grevë urie në burg javën e kaluar.

Ai po mbahet në burgim për dënimin me kusht për përvetësim. Dënimi i pezulluar i vitit 2014 iu kthye në burgim efektiv pasi Navalny u kthye nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjent nervor.

Reklamë

Përmes një postimi në Instagram, kryeopozitari rus tha se tre persona nga reparti i tij janë dërguar së fundi në spital me tuberkuloz. Ai gjithashtu tha se vetë ka temperaturë prej 38.1 gradësh dhe kollë të vazhdueshme.

Pavarësisht shëndetit jo të mirë, Navalny tha se do ta vazhdojë grevën e urisë që e filloi javën e kaluar. Me këtë metodë proteste ai po kërkon trajtim të duhur për dhimbjet që ka në shpinë dhe këmbë.

Shërbimi rus i burgjeve javën e kaluar i mohoi pretendimet e Navalnyt se nuk ka marrë trajtim të duhur dhe se po privohet nga gjumi.

(Kosova Sot Online)