Hasani për flamurin e Rugovës në Presidencë: Është gabim, përçon mesazhe politike

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 22:06
Hasani për flamurin e Rugovës në Presidencë: Është gabim, përçon mesazhe politike

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendosjen e flamurit dardan në Presidencë.

Hasani tha se ai është flamur historik dhe vendosja e tij në Presidencë është gabim.

“Unë mendoj që është gabim se nuk është përcaktim ligjor dhe kushtetues. Ai është flamur historik, ai duhet ta ketë diku vendin si antikitet që kur vijnë mysafirët e jashtëm me ju shpjegu si ka qenë historia e tij. Atë flamur i cili ka qenë fuqi mobilizuese e pjesës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës në vitet më të vështira të mbijetesës por që me kalimin e kohës është ndryshuar”, ka thënë Hasani.

“Pa asnjë diskutim është gabim, sepse përçon mesazhe politike. Atë flamur e kanë trashëgu vetëm një pjesë e spektrit politik”, tha Hasani.


(Kosova Sot Online)