Jep dorëheqje Kryeshefi i “Trepçës”

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 17:09
Jep dorëheqje Kryeshefi i “Trepçës”

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Trepça”, Enes Muzaqi ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar, anëtari i Bordit të Trepçës, Shyqri Sadiku.

Ai konfirmoi se në vendin e Muzaqit ka kaluar Rafet Ibishi.

“Sot Bordi e ka pranuar dorëheqjen e z.Muzaqi. Në pozitën e U.D. të Kryeshefit të Trepçës është emëruar Rafet Ibishi, i cili deri më tash ishte U.D. i Zëvendës-Kryeshefit të Trepçës”, ka thënë ai.

Në këto pozita paraprake Muzaqi e Ibishi ishin emëruar nga Bordi i Ndërmarrjes në nëntor të vitit 2020.

Kujtojmë se muajve të fundit Trepça kishte pas probleme të mëdha financiare, duke ua vonuar me mbi një muaj pagat punëtorëve.

Po ashtu viteve të fundit Trepça është zhytur në borgje të mëdha financiare, të cilat kapin shifra disa milionëshe.

(Kosova Sot Online)