Adelina Grainca publikon foto me Albin Kurtin, ka një mesazh

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 12:57
 Adelina Grainca publikon foto me Albin Kurtin, ka një mesazh

Deputetja që kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, në ditën kur Vjosa Osmani u votua për presidente, Adelina Grainca ka publikuar një foto me kryeministrin Albin Kurti.

Fotografia e shkrepur në ditën kur Grainca kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje, ishte publikuar edhe nga Kurti në Instagram kur i njëjti kishte njoftuar për aderimin e deputetes.

Në Facebook, Grainca teksa ka publikuar fotografinë me Kurtin e ka shkruar edhe sloganin e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe drejt”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/adelinagraincaofficialpage/posts/109046084628966

(Kosova Sot Online)