Prokuroria Speciale me aktakuzë për tre persona, dyshohen për “ushtrim të ndikimit”

  • G.G /
  • 13 April 2021 - 13:58
Prokuroria Speciale me aktakuzë për tre persona, dyshohen për “ushtrim të ndikimit”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj B.G., R.H., dhe D.H.

“I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar  të holla. Me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime i pandehuri D.H., ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

(Kosova Sot Online)