Selmanaj i bindur: Njerëzit do të thonë se LDK nuk ka pasur faj që e rrëzuan Kurtin

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 21:18
Selmanaj i bindur: Njerëzit do të thonë se LDK nuk ka pasur faj që e rrëzuan Kurtin

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 vitin e kaluar nga ana e LDK-së ishte vendim i drejtë.

Ai thotë se njerëzit e VV-së ende kanë qasje destruktive në raport me partnerët ndërkombëtarë, përkatësisht SHBA-në.

“Marrëdhëniet tona me SHBA-në ishin rrezikuar seriozisht. Po e them seriozisht dhe gjendja ishte e rëndë. Qasja destruktive e këtyre njerëzve që janë në pushtet tani nuk besoj që ka ndryshuar. Janë po të njëjtit dhe shumë shpejt koha do ta provojë këtë”, tha ai.

“Njerëzit do të thonë se nuk paskan pasur faj këta që e kanë rrëzuar atëherë. 200 milionë ishin bllokuar. Kjo është fakt. Trajnimet e FSK-së me trupa amerikane ishin ndaluar. Edhe kjo është fakt”, shtoi ai.

Selmanaj thotë se po ashtu se njerëz brenda LDK-së nuk kishin guxim që të merrnin përgjegjësinë të dilnin si kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e kaluara. 

(Kosova Sot Online)