Abdixhiku pret ambasadorin Minxhozi në ambiente të reja të LDK-së, spikat fotografia e Rugovës
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qëndrore të partisë, ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin.
Abdixhiku ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore.
Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e ka uruar Abdixhikun për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve.
Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona.
(Kosova Sot Online)