Dyshohet se janë helmuar disa qenë në Prishtinë, ngordhin tre prej tyre

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 10:17
 Dyshohet se janë helmuar disa qenë në Prishtinë, ngordhin tre prej tyre

Disa qenë dyshohet se janë helmuar në Matiqan.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, ku janë publikuar video të qenve, thonë se deri tani tre qenë kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim.

(Kosova Sot Online)