Theret me thikë një person në Pejë

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 10:03
Theret me thikë një person në Pejë

Një person është therur me thikë në Pejë nga persona të panjohur, lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte therur me thikë nga persona të panjohur.

“Pejë 15.04.2021 – 20:55. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga persona të pa njohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)