Kryeministri slloven e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 16:22
Kryeministri slloven e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan

Kryeministri slloven Janez Jansa ka thënë se është lajm i rremë qarkullimi i një dokumenti diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan që ka implikuar kabinetin qeveritar slloven.

Kryeministri Jansa ka reaguar përmes Twitterit duke fajësuar partinë evropiane Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës për shpërndarjen e lajmeve të rreme të krijuar në Slloveni nga miqt e tyre.

“Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqt e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar kryeministri slloven.

(Kosova Sot Online)