Lexoni edhe:
Kurti emëron edhe dy zëvendësministra
Bulliqi: Mjeku që u arrestua pranoi ndihmë mjekësore, kam informacione që e ka kontrolluar tri herë të moshuarin
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është deklaruar lidhur me suspendimin dhe arrestimin e mjekut Ibrahim Hoti që refuzoi t’i jap ndihmë mjekësore një qytetari të moshuar në QKMF-në e kësaj komune.
Bulliqi ka thënë se mjeku Hoti nuk është ndjerë mirë pas kësaj ngjarje.
Kurti emëron edhe dy zëvendësministraLexoni edhe:
Kësisoj ai ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Nga mëngjesi doktori nuk është ndje mirë dhe ka pasur probleme shëndetësore. Për këtë arsye edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mbrëmë pasi e pash atë insert me të vërtetë ishte një rast që na preku të gjithëve. Por është një situatë që mundet me i ndodh gjithkujt, nëse e ka një orar të gjatë të punës dhe angazhim të madh me pacientë”, ka thënë ai.
Bulliqi u tregua i rezervuar për sa i përket aspektit të arrestimit të mjekut në Podujevë.
“Ato janë çështje të një shkalle tjetër dhe mendoj që nuk kam kompetenca që të futem në atë problematikë. Për aspektin e suspendimit konsideroj që është një proces normal që mund të ndodh në situata të tilla”, ka thënë ai.
Më tutje Bulliqi tha se personi i cili shkoi për të marr ndihmë në QKMF-në e Podujevës, ishte kontrolluar edhe tri herë të tjera.
“Kam informacione se personi i cili mbrëmë ka kërkuar ndihmë, është kontrolluar edhe tri herrë të tjera. I kemi pasur edhe tri burime se ku ka munduar ai që të marr shërbime shëndetësore”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)