Identifikohet 33-vjeçari që vodhi nga tri dyqane në Prishtinë gjësende të ndryshme

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 18:08
Identifikohet 33-vjeçari që vodhi nga tri dyqane në Prishtinë gjësende të ndryshme

Policia e Kosovës ka identifikuar Valton Makollin, 33-vjeçar si i dyshuar në disa raste të mashtrimeve.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.

Ky i dyshuar aktualisht ndoodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

“Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)