Lexoni edhe:
Kryeministri slloven e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se në zyret e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale.
Kliniaku tha se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale ju janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.
Zyra e Prokurorit të Specilizuar ua dorëzoi pajisjet në Fushë Kosovë.
“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në postimin e Klinakut.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga OVL-UÇK po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga data 25 shtator 2020.
(Kosova Sot Online)