Shqiptohen 791 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 10:59
Shqiptohen 791 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në Kosovë ende po gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-1, masa këto të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 791 gjoba për personat që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që IKShPK njoftoi të shtunën për 8 raste të vdekjes dhe 498 raste të reja me COVID19.

Nëse marrim statistikat që nga marsi i vitit të kaluar kur edhe u paraqitën rastet para pozitive me COVOD-19, atëherë i bie që në Kosovë janë 101 mijë e 153 persona që janë infektuar me COVID-19. Kurse 2 mijë e 61 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.609.

(Kosova Sot Online)