Mbledhja e Qeverisë, diskutohet për masat e reja anti-Covid

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 11:45
Mbledhja e Qeverisë, diskutohet për masat e reja anti-Covid

Më mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, do të diskutohet për masat e reja anti-Covid

Mbledhja e sotme e ekzekutivit fillon në orën 15:00, ndërkaq është mbledhja e shtatë e Qeverisë Kurti.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar masat anti-Covid më 5 prill, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 7 prill dhe janë të vlefshme deri më 18 prill.

Ndër masat e miratuara nga Qeveria ishte edhe kufizimi i shërbimeve të lokaleve të gastronomisë. Atyre u janë lejuar vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dergesë.

Po ashtu, janë mbyllur qendrat tregtare dhe lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00 është e ndaluar.

Në një takim që kane pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me kryetarët e komunave, është vendosur që nga e hëna e 19 prillit të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare.

(Kosova Sot Online)