Policia spanjolle bastis fabrikën që prodhonte armë 3D

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 08:52
 Policia spanjolle bastis fabrikën që prodhonte armë 3D

Një kopje e pushkës, armë të vogla, disa tyta armësh dhe një hanxhar ishin midis arsenalit të kapur në një fabrikë spanjolle që u zbulua se prodhonte armë të shtypura në 3D, tha policia të dielën.

Oficerët bastisën punishten e paligjshme të armëve në Santa Cruz de Tenerife në Ishujt Kanarie të Spanjës dhe arrestuan pronarin, i cili është akuzuar për mbajtje të paligjshme të armëve dhe eksplozivëve.

Kishte gjithashtu manuale mbi terrorizmin, luftën guerile urbane dhe mënyrën e krijimit të eksplozivëve në shtëpi duke përdorur një printer 3D, si dhe literaturë supremaciste të bardhë dhe një këllëf pistolete me simbolin e ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një ekip i specializuar qensh nga skuadra e bombave TEDAX e policisë nuhasi substanca kimike që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë, thuhej në deklaratë.

Policia gjeti gjithashtu  municion, dy silenciatorë, dy copa për tytat e pushkës dhe pjesë të tjera të armëve të vogla.

Operacioni u zhvillua në 14 shtator të vitit të kaluar por ka mbetur sekret me urdhër të një gjykatësi, siç ndodh shpesh në Spanjë, derisa policia ishte e gatshme për të dhënë detaje të dielën.

(Kosova Sot Online)