Kamenicë: Dy persona dyshohet se kanë keqpërdorur sek*ualisht dy të mitura

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 09:52
 Kamenicë: Dy persona dyshohet se kanë keqpërdorur sek*ualisht dy të mitura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar në Kamenicë dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Kamenicë 17.04.2021-21:55. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy viktimat e mitura femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)