Skenari i ndryshimit të kufijve, një lajm i rrejshëm i prodhuar nga Serbia

Skenari i ndryshimit të kufijve, një lajm i rrejshëm i prodhuar nga Serbia
Skenari i ndryshimit të kufijve, një lajm i rrejshëm i prodhuar nga Serbia

Rexhep Shahu

  • 19 April 2021 - 07:45

 Shkruan: ANALISTI-  Rexhep Shahu

Dikush donë të fitojë kohë, dikush hedh një gur në ujë, unë besoj se po shtrëngohet laku për Serbinë, nuk besoj në ri caktime kufijsh në Ballkan. Unë nuk besoj se ka ndonjë gjë serioze në këto njoftime e shkrime rreth dokumentit që supozohet se është “non paper” i Janshes që projekton bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe të republikës Srpska me Serbinë. Nuk është kaq e thjeshtë e kaq e vrazhdë e banale kjo pune.

Me kufijtë e Ballkanit nuk merren vende lilipute, por gjithmonë janë marrë Fuqitë e mëdha. Besoj se mijëra projekte kanë bërë njerëz të ndryshëm diplomat ushtarak, mijëra diskutime dhe nuk u ka shpëtuar kjo gjetje e Janshes së Sllovenisë për ta diskutuar. Nuk do të ishte bërë lufta për Kosovën nëse qenka kaq e thjeshtë.

Të gjitha këto lajme apo “fake nevs” janë për konsum kafenesh dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë serioze. Nuk besoj se mund të luaj kaq thjeshtë dikush e të rivizatojë në terren kufijtë e Ballkanit, pale gazeta e tavolina bëjmë vija kufijsh sa e si të duash. Kufijtë nuk janë vu asnjëherë askund pa luftë dhe pa Fuqitë e mëdha. Fuqitë e vogla vetem duartrokasin.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".