Pse po vdesin kaq shumë foshnja nga Covid-19 në këtë shtet!

  • A.P /
  • 19 prill 2021 - 15:34
Pse po vdesin kaq shumë foshnja nga Covid-19 në këtë shtet!

Më shumë se një vit nga pandemia, numri i viktimave në Brazil ka shënuar shifra alarmante. Por, pavarësisht provave se fëmijët nuk janë të rrezikuar, 1,300 foshnje kanë vdekur nga virusi në Brazil.

Një mjek refuzoi të testonte djalin një vjeçar për Covid, duke thënë se simptomat e tij nuk ishin të njëjta si të virusit. Dy muaj më vonë ai vdiq si pasojë e ndërlikimeve  nga sëmundja.

Lucas një fëmijë që erdhi në jetë pas shumë përpjekjesh u infektua me koronavirus. Ai u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv pediatrik në Sobral, ku u diagnostikua me  sindromën  inflamatore (MIS).

Kjo është sindromë, e cila mund të shkaktojë inflamacion të organeve vitale.

Ekspertët thonë se sindroma, e cila prek fëmijët deri në gjashtë javë pasi janë infektuar me koronavirus, është e rrallë , por epidemiologia Fatima Marinho nga Universiteti i Sao Paolo, tha se, gjatë pandemisë,  ka konstatuar shumë raste të MIS.

Lucas u intubua dhe pësoi arrest kardiak por mjekët arritën ta rikthenin në jetë. Dr Manuela Monte,  pediatrja që trajtoi Lucas për më shumë se një muaj në ICU në Sobral, tha se ishte e befasuar që gjendja e Lucas ishte aq e rëndë.

Shumica e fëmijëve të prekur nga Covid kanë sëmundje të tjera, sipas Lohanna Tavares, një infektolog pediatrik në Spitalin e Fëmijëve në Fortaleza.

Por ky nuk ishte rasti i Lucas.

 

Lucas tregoi shenja të përmirësimit pas 33 ditësh por gjendja e tij përsëri ishte e rëndë. Pas 10 ditësh kur Lucas u transferua nga kujdesi intensiv në repartin e përgjithshëm, por gjendja e tij filloi të përkeqësoj përsëri.

Sipas mjekut, rrahjet e zemrës së Lucas dhe nivelet e oksigjenit ishin ulur papritur dhe ai vdiq herët në mëngjes. Ekziston një keqkuptim shumë i madh se fëmijët nuk janë  të rrezikuar nga  Covid, sipas Fatima Marinho.

Sipas një studimit të saj, një numër shumë i madh i fëmijëve dhe foshnjave janë prekur nga virusi. Midis shkurtit të 2020 dhe 15 mars 2021, Covid-19 vrau të paktën 852 fëmijë në Brazil deri në moshën nëntë vjeç , duke përfshirë 518 foshnje nën një vjeç, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë. Por ajo beson se të paktën 2,060 fëmijë nën nëntë vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi duke përfshirë 1,302 foshnje.

Pse kaq shumë fëmijë po vdesin nga Covid?

Ekspertët thonë se numri i madh i rasteve Covid në vend – numri i dytë më i lartë në botë  ka rritur gjasat që foshnjat dhe fëmijët e vegjël të preken.

Një shkallë kaq e lartë e infeksionit ka mbingarkuar të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor në Brazil. Në të gjithë vendin, nuk ka shumë aparate  oksigjeni, ka një mungesë të ilaçeve bazë dhe në shumë ICU në të gjithë vendin nuk ka më shtretër.

 

Një problem tjetër është mungesa e testimit.  Fëmijët që kanë simptoma të Covid testohen shumë vonë, kur ata janë tashmë në gjendje të rëndë.

Një studim që mori në shqyrtim 5,857 pacientë me Covid-19 nën moshën 20 vjeç nxori në pah se si sëmundjet bashkëshoqëruese ashtu edhe dobësitë socio-ekonomike ndikonin në infektimin e fëmijëve me Covid.

(Kosova Sot Online)