20 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 21 April 2021 - 13:04
20 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

20 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në gjithë vendin kundër Covid-19, që nga 8 prilli kur ka filluar procesi i vaksinimit.

Këtë e ka bërë të ditur Niman Bardhi, menaxheri  i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në të cilën deri më tani janë vaksinuar 2930 persona.

Ai ka thënë se në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 191 punonjës shëndetësor.

“Siç po e shihni edhe sot kemi vazhduar me vaksinimin e personave në moshën mbi 75 të shoqëruar me sëmundje kronike, ku deri në këto qaste në total janë vaksinuar mbi 2930 persona, prej tyre të sëmur kronik kemi pasur mbi 1311, ndërsa profesionistë shëndetësor 191, të moshuar , por jo të shoqëruar me sëmundje kronike kemi, 1261 dhe dializa 54. Jemi tek shifra 20 mijë persona të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai.

Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti- Covid në fund të muajit mars nga Astra Zeneca.

(Kosova Sot Online)