Zhduket nëndetësja me 53 persona

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 13:27
 Zhduket nëndetësja me 53 persona

Indonezia e ka filluar operacionin e kërkimit për një nëndetëse ushtarake që është zhdukur, thanë zyrtarët e këtij vendi.

Nëndetësja e zhdukur ishte duke marrë pjesë në ushtrime trajnuese në veri të ishullit Bali, por nuk solli rezultate siç pritej, shkruan BBC.

Komandanti i ushtrisë indoneziane i tha agjencisë Reuters, se në nëndetësen e tipit “KRI Nanggala-402” ndodheshin 53 persona.

Indonezia ka kërkuar ndihmë nga Australia dhe Singapori për ta kërkuar dhe gjetur nëndetësen e zhdukur. Zyrtarët e mbrojtjes nga këto dy vende ende nuk kanë komentuar për çështjen.

Mediet lokale raportuan se nëndetësja mendohet të jetë zhdukur rreth 96 kilometra larg bregdetit të Balit në mëngjesin e hershëm të së mërkurës.

(Kosova Sot Online)