Me mbeturinat e sistemit të kalbur të drejtësisë, nuk ndërtohet shteti i së drejtës!

Me mbeturinat e sistemit të kalbur të drejtësisë, nuk ndërtohet shteti i së drejtës!
Me mbeturinat e sistemit të kalbur të drejtësisë, nuk ndërtohet shteti i së drejtës!

Hasan Preteni

  • 21 April 2021 - 13:02

Shkruan:ANALISTI - Hasan Preteni

Akademia juridike duhet të rris kapacitetet dhe të përgatis sa më shumë prokurore dhe gjyqtare të rinj sepse këta të tanishmit as 10% nuk do ta kalojnë VETTING-un!

Me njerëzit-prokurorët dhe gjyqtarët e njëjtë nuk mund t’i bëni gjerat ndryshe. Kemi të bëjmë me një sistem komplet të qelbur e kriminal . Për çdo dite informohemi për fillimin e hetimeve të ndryshme, por kurrë nuk e kemi asnjë rast që prokuroria të hap rastin sipas detyrës zyrtare. Ministri në konferencë për media, portalet me informata dhe filmime, qytetarët në rrjetet sociale po janë nismëtarët e këtyre hetimeve. Jo me vetiniciativë por vetëm pas thirrjeve publike. Atëherë po vihen në lëvizje. Fatkeqësisht kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Pushteti i tretë është dirigjuar gjithmonë nga jashtë, që 20 vite hetimet kanë filluar dhe kanë përfunduar sipas diktatit të politikës. Tani po fillohen me presionin e publikut, por të gjitha këto e kanë epilogun e njëjtë. Pushim të hetimeve, shtyrje të procedurave, shtyrje afatesh e vjetërsim lëndësh, dikush dënohet edhe me kusht e fakirët për gjëra të imta shkojnë në burg. Ligjërisht politika-dy pushtetet tjera nuk mund të ndikojnë në këtë pushtetin fatkeq, por ne raste te caktuara duhet të gjinden zgjidhjet.

Me urgjencë kryeprokurori duhet të ftohet në Kuvend për të raportuar, detyrimi për të raportuar atë do të detyron të largohet, sepse nuk ka çka të deklaron, ai në fakt nuk e din as ku është Kuvendi! Pushteti i tanishëm duhet të punoje edhe në fuqizimin e legjislacionit ku detyrohen prokurorët dhe gjyqtarët të mos kenë më shumë se një vend pune. Ata duhet të flasin vetëm në gjykatore. Akademia juridike duhet të rris kapacitetet dhe të përgatis sa më shumë prokurore dhe gjyqtare të rinj sepse këta të tanishmit as 10% nuk do ta kalojnë VETTING-un!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".