Ministri i Jashtëm i Gjermanisë të enjten viziton Kosovën

  • E.K /
  • 21 prill 2021 - 15:45
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë të enjten viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do ta vizitojë Prishtinën.

Maas të premtën do ta vizitojë edhe Beogradin.

Ai do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu bën të ditur, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Zëdhënësja Maria Adebahr, kryediplomati gjerman do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.

Siç kanë raportuar disa media, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Qeveria gjermane ka reguar lidhur me këto raportime dhe i ka hedhur poshtë këto ide.

“Qeveria gjermane hedh poshtë idenë për ndryshim të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor. Këto ndryshime të kufijve me siguri do të rrisnin jostabilitetin në rajon, duke shkaktuar kriza të reja”.

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth ka thënë përmes një postimi në Twitter se e konsideron idenë e ndryshimit të kufijve si të “rrezikshme”/REL.

(Kosova Sot Online)