I përfshirë dhe në përplasjet e Ditës së Verës, kush është Pjerin Xhuvani që u ekzekutua në Elbasan

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 15:10
 I përfshirë dhe në përplasjet e Ditës së Verës, kush është Pjerin Xhuvani që u ekzekutua në Elbasan

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Elbasan.Mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi Pjerin Xhuvani.

Viktima rezulton një emër i njohur në Elbasan, por dhe më gjerë. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

(Kosova Sot Online)