Tallet Princi Harry, puna e tij në japonisht e ka kuptimin e organit gjenital

  • A.P /
  • 21 April 2021 - 16:04
Tallet Princi Harry, puna e tij në japonisht e ka kuptimin e organit gjenital

Princi Harry është tallur në internet, pasi titulli i vendit të punës ku është angazhuar në gjuhën japoneze e ka kuptimin e organit gjenital mashkullor.

Princi e nisi punën në një kompani të shëndetit mendor në mars të këtij viti. Megjithatë, shkurtesa “CHIMPO”, e nxjerrë nga fjalët “Chief Impact Officer”, tashmë është bërë subjekt i talljeve në britani, sepse kjo fjalë në gjuhën japoneze e ka kuptimin e organit gjenital.

Në një faqe japoneze të lajmeve, disa persona komentuan rreth shkurtesës, duke e ngacmuar princin dhe duke pyetur nëse ai ka udhëtuar ndonjëherë në Japoni dhe nëse e ka përdorur këtë shprehje.

Një person shkroi: “Paramendoni nëse ai do të vinte në Japoni dhe do ta prezantonte veten para zyrtarëve si “Chimpo. Do të doja t’i shoh fytyrat e tyre!”


(Kosova Sot Online)