Prishtinë: Arrestohet i kërkuari për veprat “vrasje në tentativë”

  • A.P /
  • 21 April 2021 - 17:56
Prishtinë: Arrestohet i kërkuari për veprat “vrasje në tentativë”

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat, vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Pas marrjes së autorizimeve nga ana e porokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar: A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)