Arrin në Prishtinë ministri gjerman , pritet nga ministrja Gërvalla

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 14:38
Arrin në Prishtinë ministri gjerman , pritet nga ministrja Gërvalla

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur në Prishtinë para disa minutash.

Haas është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga homologja e tij Donika Gërvalla.

Kryediplomati gjerman do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani me të cilën edhe do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Haas do të vizitoj edhe kryeqytetin serb Beogradin për t’u takuar me krerët e institucioneve atje.

(Kosova Sot Online)