Shefqet Krasniqi: Albin hajde në xhami

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 11:22
Shefqet Krasniqi: Albin hajde në xhami

Shefqet Krasniqi ka bërë një thirrje interesante për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai e ka ftuar Kurtin që të shkojë në xhami.

“Kam mbetur jashtëzakonisht i kënaqur edhe me guximin e Albinit që ta shpreh përkatësinë e tij myslimane, dhe, edhe pse thotë se nuk është praktikues, ne lutemi që ai një ditë të na vjen në xhami. Le të merr shembull liderët botëror, të cilët nuk ngurrojnë dhe nuk kanë turp të manifestojnë besimin e tyre fetar.”

Kurti, me heret gjatë nje interviste tha se Vetëvendosje është për mësim besimin mbi fetë por jo fenë në shkolla, dhe se VV-ja është edhe për bartjen e shamisë në shkolla.

Megjithëkëtë Krasniqi ka një korrigjim për Kurtin.

“Shamia është obligim jo nga mosha 16 vjeçare por nga momenti kur një vajzë hyn në pubertet, pra nga momenti kur shfaqen shenjat e para të pjekurisë seksuale. Është çështje kjo që nuk do kompromis, për shkak të përcaktimit të saj drejtpërdrejtë nga Krijuesi Fuqiplotë.”

“Le të shpresojmë se me Albinin po hapet një kapitull i ri në politikën kosovare. Le ta ndjekin këtë shembull edhe partitë tjera. Le t’ua plotësojnë kërkesat popullit, pavarësisht përkatësisë fetare.”

(Kosova Sot Online)