” Shpirti i tij nga sot është në qiell në mes të engjujve”, i jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:47
” Shpirti i tij nga sot është në qiell në mes të engjujve”, i jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

I është dhënë lamtumira e fundit 9-vjeçarit Gent Nikqi i cili vdiq dje në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë të mëlçisë.

Për Gentin e vogël ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.

Gent Nikqi është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.

“E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per ty engjull. LAMTUMIR GENT NIKQI ki me na mungu shum  fizikisht po ne zemrat tona do jesh perjetsisht”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/adnan.futsal/posts/4146207202097660

(Kosova Sot Online)