Zbulimi i gjinisë së foshnjës shkakton frikë tërmeti, dëmton shtëpitë

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 16:01
 Zbulimi i gjinisë së foshnjës shkakton frikë tërmeti, dëmton shtëpitë

Një shpërthim i madh në një organizim për zbulimin e gjinisë së foshnjës së palindur ka shkaktuar frikë për tërmet, kur dridhi shumë shtëpi në kufirin mes Massachusettsit dhe Neë Hampshire në ShBA.

Banorët u ankuan se shtëpitë e tyre pësuan dëmtime, pasi një familje përdori 36 kilogramë lëndë shpërthyese në një gurthyes.

Policia lokale pranoi shumë thirrje nga pronarët e tmerruar të shtëpive, pasi dridhjet u ndien në një rreze prej më shumë se 30 kilometrave, shkruan Daily Mail.

Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, takuan njerëz që pranuan se kanë ndezur lëndë plasëse të llojit tanerit. Kjo lëndë ishte përzier me shkumës pluhur me ngjyrë të kaltër për të njoftuar se foshnja që pritej të vinte në jetë do të jetë djalë.

Fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe, saqë disa spekuluan se dridhja mund të jetë shkaktuar nga tërmeti. Sidoqoftë, më vonë u vërtetua se kjo nuk ishte e vërtetë.

(Kosova Sot Online)