Emmanuel Makron reagon pas vrasjes së polices: Nuk do të dorëzohemi në luftën kundër terrorizmit islamik

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 18:14
Emmanuel Makron reagon pas vrasjes së polices: Nuk do të dorëzohemi në luftën kundër terrorizmit islamik

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së oficeres së policisë në Rambuje të Francës.

Macron ka shkruar në Twitter se Franca nuk do të dorëzohen në luftën kundër terrorizmit islamik.

“Ajo ishte një oficere policie. Stephanie ishte vrarë në stacionin e saj të policisë. Shteti është në anën e familjes, kolegëve dhe policisë. Në luftën kundër terrorizmit islamik, ne nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar Makron.

Mediat franceze shkruajnë se gruaja franceze 48 vjeçare u vra pas therjes me thikë në fyt dy herë. Sulmuesi ishte një tunizian me shtetësi franceze. Sipas burimeve të hetuesisë ai ka bërtitur “Allahu Akbar” gjatë kryerjes së sulmit, shkruan France24.

(Kosova Sot Online)