Për një kompani të Blerim Devollit/ Hoti i ndau 76 mijë e 866 euro

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 22:26
Për një kompani të Blerim Devollit/ Hoti i ndau 76 mijë e 866 euro

Një pjesë të listës së kompanive, të cilat kishin përfituar nga ndihma prej 60 milionë eurosh në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, nga Qeveria Hoti, e ka publikuar Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në këtë listë të bizneseve, del se u subvencionua edhe kompania “Birra Peja SH.A”, që është në pronësi të biznesmenit të njohur nga Peja, Blerim Devolli.

Kompania e Blerim Devollit, gjatë vitit 2020 mori plotë 76 mijë e 866 euro si ndihmesë, për shkak të pandemisë së koronavirusit nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

‘Birra Peja’, në pronësi të korporatës ‘Devolli Group’, në ARBK e ka të regjistruar si Drejtor Menaxhues Ardian Jusufin. Aty figuron t’i ketë të regjistruar 217 punëtorë.

Publikimi i kësaj liste me top 50 përfituesit e pakos emergjente, ngjalli reagime nga opinioni publik.

Pas publikimit të listës së 50 bizneseve që përfituan nga Qeveria Hoti, reagoi edhe Bashkimi Europian.

Ishte shefi i Zyrës së Bashkimit Europian, i cili vlerësoi se ky është një ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.

Ai ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare.

(Kosova Sot Online)