Mediat e huaja me sytë nga zgjedhjet në Shqipëri! Reuters: Meta më i ‘zjarrtë’ se kurrë, PD dhe PS vihen në ‘peshore’

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 09:52
 Mediat e huaja me sytë nga zgjedhjet në Shqipëri! Reuters: Meta më i ‘zjarrtë’ se kurrë, PD dhe PS vihen në ‘peshore’

Mediat kryesore ndërkombëtare, i kanë sot ‘sytë’ nga zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Shqipëri, që sipas tyre, janë zgjedhjet më të trazuara politike të mbajtura që pas pluralizmit në vendin tonë. Mes tyre, Reuters, AbcNews, Euronews, Swissinfo i kanë dhënë vëmendje të veçantë rolit të presidentit Meta, korrupsioni i shit-blerejeve të votave, si dhe vënien në peshore të dy forcave politike kryesore në vend, PS dhe PD, pa lënë jashtë sondazhet.

Në një atikull me titull ‘Shqiptarët votojnë për qeverinë e re me shartim në mendjen e tyre‘, Reuters shkruan se zgjedhjet janë ‘kokë më kokë’ mes forcave kryesore, ndërsa korrupsioni rëndon mbi votuesit në një nga kombet më të varfra të Evropës. Nuk lihen pa përmendur as trazirat që shkaktuan këto zgjedhje. “Të mërkurën një mbështetës i PS u vra dhe katër njerëz u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri përpara një zyre të PD”, shkruhet ndër rreshta.  “Votuesit janë të etur për t’i dhënë fund korrupsionit të përhapur që e renditur Shqipërinë në vendin e 104-të në listën e 180 vendeve të Transparencës Ndërkombëtare për vitin 2020 dhe përballen me akuzat e SH.B.A.-së për të qenë një burim kryesor për prodhimin e marihuanës dhe dërgesat e tjera të drogës“

Media Euronews, i sheh zgjedhjet si vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Me artikullin e titulluar, ‘Zgjedhjet shqiptare shihen si një moment kryesor në rrugën drejt anëtarësimit në BE’, Euronews shkruan ndër të tjera: ‘Shqipëria ka qenë një anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe po synon të nisë negociatat e saj të anëtarësimit me Bashkimin Evropian më vonë këtë vit.’

“Shqiptarët votojnë në zgjedhje pas një lufte të hidhur politike”,  nis artikulli i Abcnews. “Megjithëse zyrtarisht i paanshëm, Presidenti Ilir Meta është kthyer në një kundërshtar të zjarrtë të qeverisë, duke akuzuar Ramën për përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij dhe drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që ka goditur reagimin pandemik dhe ka vonuar integrimin e vendit në BE”, thuhet ndër të tjera.

Në të njëjtën vijë kënvështrimi i sheh zgjedhjet në Shqipëri edhe media zviceriane, Swissinfo. Në artikull theksohet edhe se ku janë përqendruar dy forcat politike kryesore. “Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama po kërkon një mandat të tretë, ndërsa Partia Demokratike (PD) e Lulzim Bashës dëshiron një rikthim në pushtet tetë vjet pasi humbi zgjedhjet në vendin Adriatik me 2.8 milion njerëz“, thuhet ne artikull. 

(Kosova Sot Online)