Voton Edi Rama

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 10:58
Voton Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel. Rama pas votimit është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili sot votoi në Shqipëri.

Kryeministri Rama në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se sot është një ditë e bukur, që qytetarët të votojnë.

“Është një ditë shumë e bukur. Një ditë fantastike, sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Sot  jemi një familje e madhe në një atdhe, mos të harrojnë se demokracia është sport pa spektator, sport që secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij”, deklaroi ai.

Kur u pyet nga gazetarët edhe për Kurtin që votoi sot në Shqipëri, ai refuzoi të flas.

Kujtojmë që Kurti pasi ka votuar në Tiranë, ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e diele, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka tre kandidatë për deputetë: Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu, janë kandidatët e VV’së në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)