Momenti i sikletshëm! Pajisja elektronike nuk njeh Sali Berishën

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 10:36
Momenti i sikletshëm! Pajisja elektronike nuk njeh Sali Berishën

Një moment i sikletshëm për ish-kryeministrin Sali Berisha ka ndodhur gjatë votimit të tij në Tiranë vetëm pak minuta më parë.

Pajisja e identifikimit të kartave biometrike nuk ka bërë të mundur identifikimin e gishtërinjve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Momenti i sikletshëm zgjati për disa sekonda mirëpo kaloi pa shumë zhurmë nga ana e komisionerëve.

Duart e Berishës u dizinfektuan dhe më pas pajisja bëri të mundur identifikimin për të vazhduar procesin e votimit të Berishës.

DEKLARATA E BERISHËS:

Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet cdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme.

(Kosova Sot Online)