KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 16:00, në Tiranë dyndje e paprecedent

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 16:59
KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 16:00, në Tiranë dyndje e paprecedent

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 16:00 ka shkuar në nivelin e  40.91% .

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe me 43.09% është raportuar në Qarkun e Tiranës,  me 46.28%  ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 40.61 %.

(Kosova Sot Online)