Forcat anti-kombëtare po hakmerren kundër politikës së interesit nacional të Albin Kurtit!

Forcat anti-kombëtare po hakmerren kundër politikës së interesit nacional të Albin Kurtit!
Forcat anti-kombëtare po hakmerren kundër politikës së interesit nacional të Albin Kurtit!

Muhamet Kelmendi

  • 25 April 2021 - 13:51

Shkruan: Prof. Muhamet Kelmendi

Elementet e ndryshëm që në njërën a formën tjetër kanë qenë kundër interesit kombëtar nuk janë ndalur asnjëherë nga puna antikombëtare e tyre. Ka kohë kur kanë qenë më të forte dhe natyrisht ka kohë kur kanë qenë më të dobët. Prej atyre pozitave e situatave edhe qëndrimet dhe akuzat janë varur, shpesh më të ashpra e shpesh më të frikshme . Te tillet tash po e ndiejnë veten më të rrezikuar se asnjëherë më parë dhe këtej kanë ndërmarrë një ofensivë të ashpër kundër VV-së dhe pushtetit të ri me votën e popullit.

Me mendimin e friken se janë rrezikuar, akuzat janë shumë të ndryshme dhe tipike antikombëtare, me elemente të ndryshme dhe i kanë mbushur mediat elektronike dhe të shkruara me emisione. Mirë është pse bëhet analiza e pushtetit aktual. Por me ditët e pakta te kaluara nuk mundet ende të konstatohen me besnikëri dobësitë dhe të arriturat e pushtetit.

Ka shume veprime që pushteti ka ngelur prapa në vendimmarrje. Duket se ka frikë. Nuk është më pushtet efektive. Këtu edhe ka dhënë shkaqe që të akuzohen ashpër nga "analistët". Akuza e ndërtimit të VV-së edhe jashtë Kosovës është absurde. Çdo subjekt në demokraci ka të drejtë të organizohet aty dhe atje ku dëshiron e ka mundesi me kontribue. Edhe pjesëmarrja në zgjedhje është e lejuar me ligj.

Fitorja varet nga votat. E ndaluar është të përdoren asetet e shtetit për subjekt. Ky është keqpërdorim i ashpër. Megjithatë është herët, shumë herët të analizohen dobësitë a të mirat e qeverisjes se re Kurti 2. Ende ky pushtet nuk i ka as 30 ditë në qeverisje. Dhe, këtu nuk mundë të konkludohen as anët pozitive dhe as ato negative. Mirëpo, mirë është të analizohen lëvizjet e pushtetit. Ato analiza e ndihmojnë pushtetin dhe e ruajnë nga veprimet jo të mira që mund të bëhen. Këtu VV duhet të jetë mirënjohëse. Megjithatë edhe analizat duhet të merren me dallime.

Ka analiza konstruktive dhe ato respektohen. Kemi gjithashtu analiza të dyshimta dhe qëllimkëqija dhe natyrisht se atë duhet luftuar në mënyrë konsekuente. I takon pushtetit të VV-së të merret me to!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".