Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, dy të lënduar

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 18:26
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti dhe një motoçiklete në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 15:30 ne rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë  pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)