Lexoni edhe:
Grenell i ka disa fjalë për Kurtin pasi votoi në Shqipëri
Mediumi i njohur britanik, BBC, ka raportuar për incidentin e sotëm në qendër të Tiranës – kur në ditën e zgjedhjeve, një person hyri me veturë dhe iu drejtua turmës së njerëzve, fatmirësisht, pa të lënduar.
“Njeriu kërcen përmes dritares së veturës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”, është titulli i BBC-së.
Grenell i ka disa fjalë për Kurtin pasi votoi në ShqipëriLexoni edhe:
Vetura u ndal vetëm në momentin kur një kalimtar, u hodh me këmbë në dritare të veturës, duke ndaluar të dyshuarin.
Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.
Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë.
Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar, po voziste nën ndikim të substancave narkotike.
(Kosova Sot Online)